top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOSOVË: VDIQ ISH-KRYETARI I KOMUNËS SË PEJËS ALI LAJÇI.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Apr 28, 2024
1 min read

Pejë, Kosovë | Ka vdekur ish-kryetari i Pejës Ali Lajçi. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët.

 

Në kohën e shpalljes së Pavarësisë së vendit ishte deputet nga Grupi Parlamentar i LDK-së.

 

Z. Lajçi përfundoi gjimnazin në Pejë dhe Fakultetin Filologjik në Prishtinë. Ai ishte ish-i dënuar politik nga regjimi i Serbisë.

 

Në vitin 1981 ai ka qenë organizator i demonstratave, arsye për të cilën është dënuar me 15 vite burg.

 

Që nga viti 2001 deri në vitin 2007 ai ka qenë Kryetar i Komunës së Pejës, ndërsa nga viti 2007 deri në vitin 2010 deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page