KOSOVË: U PROTESTUA KUNDËR DHUNËS NDAJ GRAVE DHE VAJZAVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 15, 2024
- 1 min read
Prishtinë, Kosovë | Dhjetëra qytetarë marshuan sot pasdite në qendër të kryeqytetit të Kosovës, duke lëshuar thirrje verbale për ofrimin e sigurisë për vajzat dhe gratë.
Ky akt vjen pas vrasjes së një zonje 21-vjeçare, disa ditë më parë në qytetin e Ferizajt, e cila, u vra me armë zjarri brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale.
I plagosur po me armë zjarri mbeti edhe vëllai i saj 15-vjeçar.
Marshimi u organizua nga Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist.
Marshuesit mbanin pankarta ku shkruhej “Siguri për vajzat dhe gratë”, “Armiku ynë është patriarkati”, “Edhe sa thirrje të humbura?”.
Marshimi u mbajt nga Sheshi “Zahir Pajaziti” deri te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, para së cilës, u protestua gjithashtu.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


































