top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOSOVË: NIS SOT EDICIONI I DYTË I FORUMIT PËR GRATË, PAQEN DHE SIGURINË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 15, 2024
  • 2 min read
ree

Prishtinë, Kosovë | Nis sot edicioni i dytë i Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i organizuar nga presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani.

 

Forumi do të zgjasë për dy ditë.

 

Ky edicion do të mirëpresë pjesëmarrës nga më shumë se 40 shtete të botës me afro 1 mijë pjesëmarrës, me qëllim diskutimin dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe paqes.

 

Pjesë e forumit është edhe presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj.

 

Osmani iu është drejtuar qytetarëve përmes një video-mesazhi ku ka deklaruar se është hera e dytë që e organizojmë këtë forum ndërkombëtar që mbledh mbi 700-800 përfaqësues nga mbi 40 shtete të botës.

 

Do ta kemi në skenë të përfaqësuar edhe zërin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë lutës në Kosovë kjo është tema bosht sepse duam t’i tregojmë botës jo vetëm për krimet që janë kryer nga Serbia në Kosovë, por, në të njëjtën, kohë duam t’i tregojmë botës për fuqinë, rezistencën dhe guximin e pashoq të të mbijetuarve të dhunës gjatë luftës, dhe sistemet që kemi ndërtuar për t’i mbështetur”, deklaroi presidentja Osmani.

 

Në këtë forum, do të ketë një video-kumtesë edhe nga znj. Hillëri Klinton (Hillary Clinton), sekretarja e 67-të e Shtetit të Shteteve të Bashkuar të Amerikës.

 

Personalitete tjera në këtë forum do të marrin pjesë: Presidentja e Republikës së Sllovenisë Natasha Pirs Musar (Nataša Pirc Musar), kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, dhe presonalitetet të tjera politike nga rajoni dhe nga mbarë bota.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page