top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOSOVA MËNJANOHET NGA STËRVITJA USHTARAKE “DEFENDER2023”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 30, 2023
  • 1 min read

Prishtinë, Kosovë | Nga burime mediatike autoritare bëhet me dije se Kosova është mënjanuar nga stërvitja ushtarake “Defender 2023”.


Ambasadori amerikan në Prishtinë, Xhefri Hovënaiër (Jeffrey Hovenier), tha, se: “anulimi i pjesëmarrjes së Kosovës në stërvitjet Defender Europe 2023, është pasoja e parë për Qeverinë e Kosovës, që ka refuzuar thirrjet e Uashingtonit që të shtensionojë situatën në veri.


Sekretari amerikan i Shtetit, Entëni Blainken (Antony Blinken), kishte paralajmëruar më 26 maj 2023, se veprimet e Qeverisë së Kosovës në komunat veriore, do të rezultojnë me pasoja në raportet dypalëshe. “Treguesi i parë i kësaj ishte vendimi që u mor natën e shkuar nga komandanti amerikan për Evropën për të anuluar pjesëmarrjen e Kosovës në Defender Europe 2023, gjë që ndodhi gjatë natës”, tha ambasadori amerikan. “Për Kosovën këto stërvitje kanë përfunduar”, shtoi ai.


SHBA-ja ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke thënë se më 26 maj 2023, kryetarët e rinj shqiptarë në komunat veriore “hynë me forcë” në ndërtesat komunale në veri.


Z. Hovënaiër (Hovenier) tha se SHBA-ja po mendon edhe për vendime të tjera që do të marrë në këtë drejtim.“Ne i kemi kërkuar (kryeministrit të Kosovës), Albin Kurti për të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të shtensionuar situatën në veri. Ai nuk u është përgjigjur këtyre kërkesave. Prandaj, ne po shqyrtojmë se çfarë veprimesh do të ndërmarrim në të ardhmen”.


 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page