KOMISISONI I SIGURISË MIRATOI RATIFIKIMIN E KONVENTËS LUBJANË-HAGË PËR NDJEKJEN PENALE TË KRIMEVE TË LUFTËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 8, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Në drejtimin e kryetarit Nasip Naço Komisioni për Sigurinë Kombëtare - në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi - mori dje në shqyrtim projektligjin “Për ratifikimin e Konventës Lubjanë – Hagë për Bashkëpunimin Ndërkombëtar për Hetimin dhe Ndjekjen Penale të Krimit të Gjenocidit, Krimeve kundër Njerëzimit, Krimeve të Luftës dhe Krimeve të Tjera Ndërkombëtare”.
Prezantimin e projektligjit e kreu z. Tedi Dobi zëvendësministër në ministrinë e Drejtësisë.
Ai Tha: “Në seksionin XII të Asamblesë së shteteve palë të Statutit të Romës, në datat 20-28 nëntor 2013, 77 shtete me një deklaratë të përbashkët vendosën nismën ndërkombëtare për hapjen e negociatave për një traktat shumëpalësh për ndihmë juridike të ndërsjellë dhe ekstradim në Prokurorinë Vendore të Krimeve e Mizorive, krimet e gjenocidit, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës.
Në kushtet kur aktualisht përballemi me krimet kundër gjenocidit, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës, të cilat nuk janë të parashikuara në akte ndërkombëtare aktuale, si dhe mënyrave të reja të komunikimit, teknikave të kryerjes së hetimeve etj, u vendos hartimi i një konvente, ku të përfshihen krimet në fushën e zbatimit të këtyre akteve.”
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


































