top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOMISIONI PARLAMENTAR PËR DEZINFORMIMIN: I NGARKUARI ME PUNË DEIVID UIZNËR (DAVID WISNER) I DREJTOI NJË KUMT PARTISË SOCIALISTE: TË RESPEKTOHET LIRIA E MEDIAS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 18, 2024
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | I ngarkuari me punë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Deivid Uiznër (David Wisner) kërkoi verbalisht të bëhet kujdes me komisionin për dezinformimin.

 

Deputetët votuan javën e kaluar në seancë plenare me shtatëdhjetë e tre (73) vota pro, për ngritjen e komisionit të dezinformimit.


Shtatë (7) deputetë votuan kundër.

 

Komisioni i Dezinformimit do të mbikqyrë ndikimet e huaja në mediat shqiptare, apo financime nga vende jo mike në politikë, dhe parti të ndryshme.

 

Por ka dyshime se ky komision mund të përdoret nga Partia Socialiste për t'u mbyllur gojën mediave që nuk i bëjnë elozhe, dhe që nuk pasqyrojnë veprimtarinë politike të përfaqësuesve të saj.

 

Z. Uiznër (Wisner) theksoi gjatë një interviste te Zëri i Amerikës (seksioni shqip) se është me rëndësi që të respektohet liria e fjalës dhe ajo e medias.

 

Dezinformimi dhe keqinformimi po shkaktojnë sfidë të vërtetë për Shtetet e Bashkuara, partnerët dhe aleatët tanë në NATO, dhe është diçka mbi të cilën duhet të punojmë së bashku. Mendoj se në të njëjtin kuptim, duhet të jemi shumë të qartë se çdo përpjekje për të trajtuar dezinformimin dhe keqinformimin, duhet të marrë parasysh dhe të respektojë normat e lirisë së fjalës, lirisë së medias, të cilat janë thelbësore për ata çka jemi si anëtarë të NATO-s, si partnerë në dy anët e Atlantikut, dhe kam shumë besim se kjo do të jetë mënyra se si ne do të ecim përpara në bashkëpunimin tonë”, tha z. Uiznër në komentin e tij për Zërin e Amerikës.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page