KOLUMBI | U ARRESTUA NUMRI 2 I ORGANIZATËS KRIMINALE TRANSNACIONALE “TREN DE ARAGUA” KENFFERSSO JHOSUE SEVILLA ARTEGA - I NJOHUR ME NOFKËN FLAIPËRI (FLYPPER).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 17
- 1 min read

Bogotë, Kolumbi | Policia kolumbiane ka pohuar arrestimin e:
1- Z. Kenffersso Jhosue Sevilla Artega, i konsideruar si udhëheqësi i dytë i organizatës kriminale transnacionale “Tren de Aragua”.
Z. Sevilla, i njohur me nofkën Flaipër (Flypper), u arrestua në qytetin e Kakutës (Cucuta).

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ai është krahu i djathtë i z. Nino (Niño) Guerrero, udhëheqësit ndërkombëtar të kësaj organizate kriminale, e cila, e ka origjinën në Venezuelë dhe është përhapur në vende të tjera.
Ministria specifikoi se i njohuri si Flaipëri (Flypper) është udhëheqësi financiar dhe organizatori i zhvatjes, rrëmbimeve dhe vrasjeve në disa vende, dhe shpjegoi se ai udhëtoi përtej kufijve nën mbulim tregtar, ndërsa koordinonte aktivitete të paligjshme në Venezuelë, Peru, Ekuador, Kili, Meksikë, Shtetet e Bashkuara dhe Kolumbi.
Në një operacion tjetër në Medellin, kryeqytetin e departamentit veriperëndimor të Antiokuias, policia kontrolloi shtëpinë e partneres së z. Sevilla Artega, ku sekuestroi 10 aparate telefonikë të lëvizshëm, një kompjuter, dhjetëra dokumente dhe elementë që konsiderohen thelbësorë për të vazhduar shpërbërjen e organizatës kriminale.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments