top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MEDELIN; KOLUMBI | ARTUR TUÇI (I NJOHUR ME NOFKËN "QOTI") NGA FSHATI RRABOSHTË I LEZHËS SUBJEKT QË I PËRKET AGJENTURËS SHQIPTARE TË KRIMIT ORDINER QË VEPRON NË AMERIKËN LATINE U VRA ME ARMË ZJARRI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 6
  • 2 min read
Viktima Artur Tuçi i njohur në qarqet e Agjenturës shqiptare të Krimit Ordiner me nofkën “Qoti”.
Viktima Artur Tuçi i njohur në qarqet e Agjenturës shqiptare të Krimit Ordiner me nofkën “Qoti”.

Medelin, Kolumbi | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:

1- Z. Artur Tuçi, i njohur me nofkën "Qoti", me moshë 41-44 vjeç, nga fshati Rraboshtë i Lezhës, subjekt që i përket Agjenturës shqiptare të Krimit Ordiner, që vepron në Amerikën Latine, për çështje të lidhura me narkotrafikun, u vra me armë zjarri.

Subjekti i arrestuar i konsideruar vrasës i z. Tuçi
Subjekti i arrestuar i konsideruar vrasës i z. Tuçi

Në lidhje me rastin, Policia vendore arrestoi:

1- Një subjekt (mashkull) që qarkullonte me motomjet, në veri të Luginës së Aburra-s, të cilit, iu sekuestrua një armë zjarri.


Ata dyshohet se kërkuan vetëm emrin e personit dhe, kur e konfirmuan emrin e tij, shkuan në vendin ku e kryen aktin”, tha një dëshmitar.


Në të njëjtin ngjarje kriminale, mbeti e plagosur edhe:

1- Një subjekt (femër), me moshë 77 vjeçe.


Njoftim | "Përmes zyrës së Interpolit, ne kemi kërkuar informacione nga vende të ndryshme që do të kontribuojnë në identifikimin e tij të plotë dhe do të përcaktojnë nëse ky individ ka ndonjë të kaluar kriminale ose precedent penal.


I ndaluari iu dorëzua Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm dhe do të përballet me një vendim para një gjyqtari, duke u përballur me dënime të mundshme deri në 33 vjet burg", tha Gjenerali Uilliam Kastano (William Castaño), komandant i Policisë Metropolitane.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page