top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOLUMBIA BLEU 17 AVIONË LUFTARAKË “GRIPEN” NGA “SAAB”-i SUEDEZ PËR 3.1 MILIARDË €.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 15, 2025
  • 1 min read

Bogotë, Kolumbi | Presidenti kolumbian Gustavo Petro njoftoi blerjen e 17 avionëve luftarakë Gripen nga Saab-i i Suedisë për një total prej 3.1 miliardë eurosh.


E premtova dhe e mbajta.


Po i dorëzoj Forcës Hapësinore Kolumbiane (FAC), nëpërmjet një kontrate me Saab-in e Mbretërisë së Suedisë, 17 avionë të rinj Gripen me superioritet ajror.


Ky është një armë parandaluese për të arritur Paqen”, shkroi Presidenti Petro në një postim në rrjetin social virtual Iks (X).


Kontrata - thuhet në një deklaratë të botuar njëkohësisht nga Gripen-i suedez, përfshin 15 avionë luftarakë ‘Gripen E’ me një vend dhe dy ‘Gripen F’ me dy vende, si dhe pajisje, armë, trajnime dhe shërbime të shoqëruara”.


Saab-i dhe qeveria kolumbiane, kanë nënshkruar gjithashtu dy marrëveshje kompensimi që përcaktojnë kornizën për projekte të ndryshme ushtarake dhe sociale.


Këto përfshijnë një paketë gjithëpërfshirëse të bashkëpunimit industrial që do t’i sjellë dobi Kolumbisë në sektorë të tillë si aeronautika, siguria kibernetike, shëndetësia, energjia e qëndrueshme dhe teknologjia e pastrimit të ujit”, thuhet në deklaratë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page