MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME E KOLUMBISË: SANKSIONET E SHBA-ës KUNDËR PRESIDENTIT GUSTAVO PETRO JANË FYERJE DHE AKT ARMIQËSOR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 10 hours ago
- 1 min read

Bogotë, Kolumbi | Ministria e Punëve të Jashtme e Kolumbisë ka hedhur poshtë zyrtarisht vendimin e administratës amerikane të udhëhequr nga Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) për të përfshirë Presidentin Gustavo Petro në të ashtuquajturën “Lista e Klintonit”, e cila, vendos kufizime në sistemin financiar ndërkombëtar për individë dhe organizata që ShBA-ës i konsiderojnë të lidhura me terrorizmin ose trafikun e drogës.
“Ky vendim nuk ka asnjë bazë dhe përfaqëson një fyerje ndaj Presidentit të Kolumbisë, autoritetit më të lartë administrativ dhe Komandantit Suprem të Forcave të Armatosura, dhe të gjithë popullit kolumbian”, thuhet në deklaratën e palës kolumbiane.
“Ministria e Punëve të Jashtme gjithashtu dënon vërejtjet ofenduese të Sekretarit të Thesarit Skot Besent (Scott Bessent), të cilat, përbëjnë një shpifje ndaj dikujt që ka zhvilluar një luftë të drejtpërdrejtë dhe të palodhur kundër trafikut të drogës për më shumë se tre dekada”, thuhet më tej në deklaratë.
“Prandaj, ministria i përcakton sanksionet si një akt armiqësor që nuk bën asgjë për të kontribuar në normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve”, thuhet atje më tej.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments