SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | ISH-PROKURORI SEZAR (CÉSAR) JAUREGUI MORENO U ARRESTUA; AKUZOHET PËR LIDHJE ME RASTIN E AGJENTËVE TË CIA-s.

Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | “Ish-prokurori i përgjithshëm i shtetit meksikan të Çihuahua-s, Sezar (César) Jauregui Moreno, është arrestuar si pjesë e një hetimi mbi pjesëmarrjen e agjentëve të dyshuar të CIA-s amerikane në një operacion kundër drogës të kryer në prill në El Pinal, në Sierra Tarahumara.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm (FGR) e akuzon atë për tradhti, si dhe për ushtrim të paligjshëm të funksioneve publike dhe marrëveshje të paligjshme midis zyrtarëve publikë”.
Kështu raportoi enti mediatik vendor “Gazeta Milenio”.
Operacioni çoi në zbulimin e një laboratori të madh klandestin për prodhimin e drogave sintetike, i përshkruar nga autoritetet vendore si një nga më të mëdhenjtë në vend.
Sipas prokurorisë, ish-prokurori Jauregui koordinoi operacionin pa informuar autoritetet federale për përfshirjen e personelit amerikan.
Hetuesit gjithashtu akuzojnë agjentët e huaj për hyrje në objektet e prokurorisë së shtetit pa autorizimet e nevojshme.
Çështja u bë qendra e polemikave pas aksidentit me makinë të 19 prillit, në të cilin dy zyrtarë amerikanë dhe dy meksikanë mbetën të vdekur në fund të operacionit.
Ish-prokurori Jauregui dha dorëheqjen më 27 prill, pasi pranoi mangësitë në menaxhimin e operacionit dhe në komunikimin institucional.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments