top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI KOLUMBIAN GUSTAVO PETRO DENONCOI PLANIN PËR VRASJEN E TIJ NGA IVAN MORDISKO (MORDISCO) UDHËHEQËS I NJË GRUPI DISIDENT TË FARK-ut | DIKTATORI ÇAVISTO-KOMUNIST MADURO MBËSHTET DENONCIMET.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 15, 2024
  • 1 min read

Updated: Aug 13

ree

Bogotë, Kolumbi | Presidenti kolumbian, Gustavo Petro, denoncoi një plan për vrasjen e tij, por këtë herë, në vend të presidentit të Senatit, Efraín Kapeda (Cepeda), ai akuzoi kreun e grupit disident të FARC-ut (Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë) të quajtur Gjenerali.

 

Gjenerali Qendror, ose Ivan Mordisko (Mordisco), emri i vërtetë i të cilit është Néstor Gregorio Vera.

 

Ka një të ashtuquajtur revolucionar - tha ai, duke iu referuar z. Ivan Mordisko (Mordisco) - aleat me mafien meksikane, kontrabandistët kolumbianë, tregtarët e smeraldit dhe politikën kolumbiane, i cili financon operacionin e vrasjes.


E them këtë sepse edhe nëse kolegët e tij e dinë, por mendoj se nuk e dinë, ai është i përfshirë në sulmin e mundshëm ndaj presidentit të Republikës”, deklaroi presidenti kolumbian.

 

Presidenti Petro tha se kishte prova të deklaratës së tij - dhe sqaroi – se do t’i paraqeste para muajit dhjetor, sepse ky është ultimatumi që ai dhe politikanët më të korruptuar në Kolumbi kanë dhënë prej ditësh”.

 

Presidenti Petro ka këmbëngulur për ekzistencën e një grushti të shtetit kundër tij, i cili përfshin edhe vrasjen e tij, ndërsa në këto denoncime ai mbështetet edhe nga presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page