top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT VENDOSI PËRJASHTIMIN PËRFUNDIMTAR NGA SISTEMI I DREJTËSISË PENALE PËR PROKUROREN E TIRANËS ERANDA LAZE | PASURI MATERIALE E PAJUSTIFIKUAR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 29
  • 2 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) shpalli sot vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurores së Tiranës, Eranda Laze.


Sipas KPA-së:

1- Është i drejtë pretendimi i institucionit të Komisionerëve Publikë dhe drejtuesit të SPAK-ut se prokurorja Laze dhe bashkëshorti i saj janë në pamundësi për të vërtetuar burimet financiare të ligjshme për pagesën e këstit të parë të një apartamenti në vlerën 40 mijë euro dhe për këstin e fundit”.


KPA-ja ka gjetur të drejtë dhe shkakun e ankimit për pamundësinë e krijimit të gjendjes të parave të thata (cash), për arsye të mosvërtetimit të ligjshmërisë së të ardhurave të bashkëshortit nga avokatia.


Sipas KPA-së për këto të ardhura nuk u provua shlyerja e detyrimeve tatimore.


Për një ngastër toke dhuruar bashkëshortit, trupi gjykues i KPA-së vlerëson se subjekti nuk shpjegoi bindshëm marrëdhënien e bashkëshortit me dhuruesit.


KPA-ja vlerësoi se dhe për një ndërtim informal në proces legalizimi, vetëdeklaruar nga babai i bashkëshortit të subjektit, nuk u dhanë shpjegime për arsyet e investimit së bashku me një shtetase tjetër të një garazhi në një vend turistik, edhe pse ai jeton në Itali.


Megjithëse këto rrethana nuk janë gjetur penalizuese, janë konsideruar në vlerësimin tërësor.


Të pamjaftueshme për masë janë gjetur dhe udhëtimet me persona të dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale, megjithëse u konstatua se tregojnë për pakujdesi.


Në përfundim, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi se:

1- Prokurorja Eranda Laze gjendet në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm për pasurinë materiale dhe u vendos ndryshimi i vendimmarrjes së Komisionit dhe për pasojë shkarkimi nga detyra i këtij subjekti rivlerësimi”.


Prokurorja Laze u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) më 8 nëntor të vitit 2024.


Gjatë hetimit administrativ në KPK-së, ajo e kundërshtoi bilancin negativ në masën 10 milionë lekë, si dhe gjetjet për udhëtime me persona të përfshirë në krimin e organizuar, duke kërkuar konfirmimin.


Shumica e trupës së KPK-së i gjeti bindëse shpjegimet dhe provat e dorëzuara nga subjekti, duke e reduktuar pamundësinë në rreth 1.5 milionë lekë, që u konsiderua në përfundim jo penalizues.


Pakica çmoi se Prokurorja Laze nuk arriti të provonte ligjshmërinë e burimeve për dy apartamente banimi në Tiranë, të blera për vlerën 81284 eurove dhe të një automjeti.


Pakica arsyetoi se pretendimet e subjektit nuk mbështeteshin nga deklarimet periodike dhe as nga faktet e rezultuara nga hetimi administrativ.


Vendimi i shumicës së Komisionit u gjet i pabazuar dhe nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit që pasi evidentoi probleme për pasurinë dhe etikën, u kërkoi Komisionerëve Publikë përmes një rekomandimi, që të ushtronin ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page