KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT SHKARKOI NGA DETYRA PROKURORIN E SHKODRËS AGRON BUSHATI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi nga detyra prokurorin e Shkodrës, Agron Bushati.
Vendimi për shkarkimin nga detyra të prokurorit u muar nga një trupë gjykuese e përbërë nga:
1- Znj. Rezarta Schuetz (kryesuese).
2- Znj. Albana Shtylla (relatore).
3- Znj. Mimoza Tasi.
4- Znj. Natasha Mulaj.
5- Z. Sokol Çomo (anëtare/anëtar).

Njoftim | Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 53/2023, datë 09.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 702, datë 27.09.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Agron Bushati.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 702, datë 27.09.2023 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Agron Bushati.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm, thuhet në njoftimin zyrtar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments