top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT (KPA) PËRJASHTOI PËRFUNDIMISHT NGA SISTEMI I DREJTËSISË PENALE PROKURORIN E SARANDËS KLEDIAN LLAHO.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) shpalli vendimin e shkarkimit nga detyra të prokurorit të Sarandës, Kledian Llaho.


KPA-ja ndryshuar vendimin që kishte marrë shkalla e parë e KPK-së tre vite më parë.


U pranua kërkesa e Kreut të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe e Komisionerit Publik.


Sipas trupës gjykuese të KPA, e kryesuar nga Natasha Mulaj, është çmuar i drejtë pretendimi i Komisionerit Publik dhe drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, se prokurori Llaho nuk rezulton i besueshëm në kriterin e pasurisë, pasi është në kushtet e deklarimit kontradiktor, të paskatë e të pamjafueshëm, duke i çuar institucionet e rivlerësimit në pamundësi për të verifikuar se cilat deklarime të subjektit pasqyrojnë të vërtetën faktike lidhur me burimin e pasurisë së tij.


Në verifikimin e çështjeve profesionale u konkludua se subjekti ka dështuar të ndërmarrë hetime logjike, të mbledhë gjithë provat dhe në mënyrë efektive.


Vendim | Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 11/2023, datë 10.03.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 607, datë 22.12.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Kledian Llaho.


Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:


Ndryshimin e vendimit nr. 607, datë 22.12.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Kledian Llaho.


Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.


U shpall sot, më datë 01.08.2025, në Tiranë, thuhet shkurtimisht në njoftimin zyrtar.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page