top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT PËRJASHTOI PËRFUNDIMISHT NGA SISTEMI I DREJTËSISË PENALE PROKUROIN KUDUSI SHAHU | PASURI MATERIALE QË NUK I PËRPUTHEJ ME RROGËN E SHTETIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 17
  • 2 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e prokurorit Kudusi Shahu.


Në shqyrtimin e sotëm të Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i përbërë nga:

1- Z. Sokol Çomo (kryesues).

2- Znj. Mimoza Tasi.

3- Znj. Albana Shtylla.

4- Znj. Natasha Mulaj.

5- Znj. Rezarta Schuetz (anëtare), u rrëzua ankimimi i prokurorit Kudusi Shahu; u la në fuqi shkarkimi i tij nga detyra (vendimi i datës 12 dhjetor i vitit 2022).


Gjatë verifikimit të figurës së tij, u evidentuan pasaktësi në deklarimin e tij të pasurisë materiale dhe jo-materiale.


Vendim | Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 13/2023, datë 17.03.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Kudusi Shahu kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 597, datë 12.12.2022.


Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

1- Lënien në fuqi të vendimit nr. 597, datë 12.12.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Kudusi Shahu.


Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.


U shpall sot, në Tiranë, më datë 17.07.2025.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page