REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | ALBIN BEJTULLAHU DHE ALEKS (ALEX) OLNTASI U SHPALLËN NË KËRKIM POLICOR; VRASJE DHE PLAGOSJE.

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Drejtorisë së Policisë së Dortmundit (Polizeipräsidium Dortmund) shpallën në kërkim policor:
1- Z. Albin Bejtullahu, me origjinë nga Vushtrria.
2- Z. Aleks (Alex) Olntasi, qytetar grek.
Ata konsiderohen të përfshirë në konflikt në Marsberg, ku mbeti i vdekur një i mitur 15-vjeçar dhe i plagosur një 18-vjeçar.
Në lidhje me rastin po zhvillohen hetime penale paraprake për të zbuluar dhe dokumentuar shkresërisht shkaqet, rrethanat dhe dinamikën e ngjarjes kriminale.
Policia e Dortmundit kërkon ndihmë nga publiku për lokalizimin dhe arrestimin e tyre.
Kushdo që ka info lutet të telefonojë në numrin: 0231/132-7441
Kushdo që ka info lutet të kontaktojë në adresën e postës elektronike: poststelle.dortmund@polizei.nrw.de
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit








Comments