top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KLGJ DËNOI ME DEKLARATË PUBLIKE AKTIN KRIMINAL TË NDËRMARRË NGA AGJENTURA E KRIMIT ORDNINER NDAJ GJYQTARIT TONIN STERKAJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 28, 2024
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka reaguar me deklaratë publike, pas shpërthimit me lëndë plasëse në banesën e gjyqtarit pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër Tonin Sterkaj, akt kriminal i ndërmarrë ndaj tij nga agjentura e krimit ordiner.

 

Dekalartë | Duke marrë shkas nga informacionet e përcjella nga media e shkruar dhe vizive si edhe bazuar në informacionin paraprak të Policisë, ditën e sotme lidhur me ngjarjen e ndodhur në banesën e magjistratit z. Tonin Sterkaj, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, Këshilli i Lartë Gjyqësor përcjell shqetësimin për këto akte që cenojnë rëndë sigurinë e gjyqtarit dhe përbëjnë kërcënim serioz për gjithë shoqërinë shqiptare.

 

Këshilli i Lartë Gjyqësor dënon aktin kriminal dhe i kërkon organit të akuzës hetimin, zbardhjen e ngjarjes dhe të nxjerrë para përgjegjësisë ligjore personat e përfshirë.

 

Këshilli i Lartë Gjyqësor i shpreh mbështetjen të gjithë gjyqtarëve të sistemit gjyqësor për të garantuar sigurinë e tyre, në mënyrë që të ushtrojnë detyrën pa frikën e kërcënimeve, pasi respektimi i funksionit dhe dinjitetit të tyre, është parakusht për një proces të rregullt ligjor, për një sistem drejtësie efektiv dhe efikas, por edhe për funksionimin normal të shtetit të së drejtës, thuhet në deklaratën e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page