KINË | 9 VETA PERSONEL I LARTË USHTARAK (PËRFSHIRË NR. 3 TË FORCA TË ARMATOSURA) U SHKARKUAN NGA FUNSKIONET NË KUADËR TË FUSHATËS ANTIKORRUPSION.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 7 hours ago
- 1 min read

Pekin, Kinë | Kina ka shkarkuar nga postet e tyre dhe ka dëbuar (si dhe ka nisur hetime) nëntë zyrtarë të lartë ushtarakë, përfshirë numrin 3 të Ushtrisë, He Ueidong (Weidong), një nga dy nënkryetarët e Komisionit të fuqishëm Qendror Ushtarak, të kryesuar nga Presidenti Shi Xhinping (Xi Jinping) si komandant i përgjithshëm.
Në një deklaratë, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Zhang Shiaogang (Xiaogang), tha se masat u miratuan në përputhje me parimet pa zona të ndaluara, mbulimit të plotë dhe tolerancës zero kundër korrupsionit, me masa të rrepta dhe duke intensifikuar më tej fushatën ushtarake kundër korrupsionit, sipas fushatës së Presidentit Shi (Xi).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments