top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI KINEZ SHI XHINPING (XI JINPING) U SHFAQ NË PARADË I VESHUR SI MAO CE DUNI | NË PARADË MORËN PJESË KRERËT 26 VENDEVE DISA PREJ TË CILAVE ISHIN NËN SANKSIONE TË RËNDA PERËNDIMORE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 3 min read
ree

Pekin, Kinë | Ngritja e Kinës është e pandalshme dhe asnjë ngacmues nuk do të jetë në gjendje të na frikësojë”, tha Presidenti kinez Shi Xhinping (Xi Jinping).


Brenda pak minutash, ai paraqiti armët e tij më të fundit dhe më të përparuara, ndër simbolet e prestigjit ndërkombëtar të Republikës Popullore, në paradën ushtarake që shënoi 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.


Festimet për Ditën e Fitores filluan pikërisht në orën 9:00 të mëngjesit, në një vapë tashmë përvëluese.


Në paradë morën pjesë krerët e shteteve dhe qeverive nga 26 vende, disa prej të cilave ishin nën sanksione të rënda perëndimore, përfshirë presidentin rus Vladimir Putin dhe diktatorin e Koresë së Veriut Kim Jong-un.


Presidenti Shi (Xi) personalisht i priti ata dhe, me ta dhe të ftuarit e tjerë, u ngjit në Portën Tiananmen për të parë paradën, me udhëheqësin rus në të djathtë të tij dhe udhëheqësin e Koresë së Veriut në të majtë.


Një skenë që e zemëroi Presidentin amerikan Danlld Tramp (Donald Trump).


Pyetja më e rëndësishme për t’u përgjigjur është nëse Presidenti kinez Shi Xhinping (Xi Jinping) do ta përmendë apo jo mbështetjen dhe gjakun e jashtëzakonshëm që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Kinës për ta ndihmuar atë të çlirohet nga një pushtues i huaj shumë armiqësor.


Ju lutem shprehni përshëndetjet e mia më të ngrohta Vladimir Putin dhe Kim Jong-unit ndërsa komplotoni kundër Shteteve të Bashkuara”, shkroi presidenti amerikan në rrjetin social virtual “Truth”, duke i uruar Presidentit Shi (Xi) dhe popullit të mrekullueshëm kinez një ditë të madhe dhe të qëndrueshme feste.


Presidenti Shi (Xi) dukej sikur dha një përgjigje disa orë më vonë, në pritjen në Sallën e Madhe të Popullit.


Qeveria dhe populli kinez nuk do t'i harrojnë kurrë qeveritë e huaja dhe miqtë ndërkombëtarë që mbështetën dhe ndihmuan popullin kinez në rezistencën ndaj agresionit”, theksoi ai, duke u kujdesur të mos përmendte emra.


Rrëfimtaria (narrative) e re synon të amplifikojë rolin e Kinës dhe të minimizojë atë të të tjerëve në lidhje me meritat e fitores në konfliktin e fundit botëror.


Shfaqja ushtarake e forcës së Kinës ka marrë formë mbi të gjitha me raketat e saj balistike ndërkontinentale, më të fundit në vite, të parakaluara në Sheshin Tiananmen nën përcaktimin DF-61 dhe të pajisura me aftësi bërthamore.


Ndërkohë, lidhur me akuzat e Presidentit amerikan Tramp (Trump) për komplot, këshilltari i politikës së jashtme i Kremlinit, Juri (Yuri) Ushakov, u përgjigj se askush nuk e ka menduar ndonjëherë, asnjë nga këta tre udhëheqës.


Por konteksti është i pazakontë.


Përveç Presidentëve Putin dhe Kim, kreu i regjimit ushtarak të Mianmarit, Min Aung Hlaing, ishte gjithashtu i pranishëm në Sheshin Tiananmen, së bashku me Presidentin e Laosit, Thongloun Sisoulith dhe Kryeministrin e Malajzisë, Anuar (Anwar) Ibrahim.


Gjithashtu të pranishëm ishin Presidenti iranian Masud (Masoud) Pezeshkian dhe ata të ish-republikave sovjetike të Azisë Qendrore.


Ky anëtarësim pasqyron ndikimin në rritje diplomatik dhe ekonomik të Kinës në rajon.


Me përjashtim të kryeministrit indian që po rikthehej, pothuajse të gjithë pjesëmarrësit ishin nga SCO me seli në Tianjin, ku Presidenti Shi (Xi), i mbështetur nga Presidenti Putin, i propozoi Jugut Global një sistem të ri, më të drejtë të qeverisjes globale për t'iu kundërvënë hegjemonisë perëndimore.


Presidenti Shi (Xi) po pret udhëheqësit e Iranit, Rusisë dhe Koresë së Veriut në Pekin.


Ky nuk është vetëm një takim anti-perëndimor, por një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj sistemit ndërkombëtar të bazuar në rregulla, jo simbolikë”, tha me zë të lartë Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Kaja Kallas nga Brukseli, një nga zërat e paktë të BE-së që foli një ton të fuqishëm.


Por në fjalimin e tij në Sheshin Tiananmen, Presidenti Shi (Xi) dërgoi një tjetër mesazh ogurzi.


Forcat e armatosura do të ofrojnë mbështetje strategjike për ripërtëritjen e madhe të kombit kinez dhe do të japin kontribute të mëdha për paqen dhe zhvillimin botëror, duke u bërë thirrje atyre të përshpejtojnë transformimin e tyre në një forcë globale të klasës për të mbrojtur sovranitetin, unitetin dhe integritetin territorial kombëtar.


Këto janë shprehjet e përdorura për qëllime afatgjata, përfshirë ribashkimin e pashmangshëm të Tajvanit.


Prandaj, nëse ripërtëritja e madhe e Kinës është e pandalshme, përfundimi logjik është se pjesa tjetër e botës është nën detyrimin të përshtatet në mënyrë që të jetojë në harmoni dhe të parandalojë përsëritjen e tragjedive të historisë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page