PARADA QË U MBAJT NË PEKIN ISHTE E TRETA PËR PRESIDENTIN KINEZ SHI XHINPING (XI JINPING) | MAO CE DUNI MBAJTI 11 PARADA RADHAZI NË DITËN KOMBËTARE TË 1 TETORIT MIDIS VITEVE 1949 DHE 1959.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 days ago
- 1 min read

Pekin, Kinë | Presidenti kinez Shi Xhinping (Xi Jinping), për herë të tretë që nga ardhja në pushtet në fund të vitit 2012, kryesoi një paradë ushtarake në sheshin Tiananmen të Pekinit, duke barazuar totalin e tre paraardhësve të tij të menjëhershëm (Ten Shiaopin, Jiang Zemin dhe Hu Jintao, të gjithë me nga një paradë secili), duke e renditur atë pas Mao Ce Dunit, i cili, mbikëqyri 11 parada radhazi në Ditën Kombëtare të 1 tetorit, midis viteve 1949 dhe 1959.
Tradicionalisht, parada ushtarake mbahet në Kinë për të shënuar 10-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore.
Presidenti Shi (Xi) e ka vazhduar traditën, por edhe ka krijuar të vetën, duke e caktuar 3 shtatorin si një ditë kombëtare përkujtimore për humbjen e Japonisë në Luftën e Dytë Botërore dhe duke shënuar 70-vjetorin e asaj disfate me një paradë madhështore në vitin 2015.
Ngjarja që festohet shënon 80-vjetorin e disfatës ndaj Japonisë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments