KILI | PRESIDENTI JOSE ANTONIO KAST NISI RIORGANIZIMIN E PARË TË QEVERISË PAK MË SHUMË SE DY MUAJ PASI MORI DETYRËN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read
Santiago, Kili | Presidenti Jose Antonio Kast ka njoftuar riorganizimin e parë të kabinetit të tij, më i shpejti që nga kthimi në demokraci në vitin 1990, pak më shumë se dy muaj pasi mori detyrën në La Moneda.
“Nuk e prisja të bëja këtë ndryshim në qeveri”, tha Presidenti Kast, duke shpjeguar megjithatë se vendosi për përshtatjen për shkak të ndjenjës së urgjencës që po përjeton vendi sot.
Ministri i Sigurisë Trinidad Steinert dhe zëdhënësja Mara Sedini u larguan nga qeveria pas vetëm 69 ditësh.
Presidenti Kast i falënderoi të dy, duke e quajtur znj. Steinert një grua të guximshme që u ka rikthyer shpresën kilianëve se një Kili pa dhunë dhe terrorizëm është i mundur.
Në vend të tyre, z. Martin Arrau do të marrë Ministrinë e Sigurisë pasi të largohet nga Punët Publike, ndërsa z. Klaudio (Claudio) Alvarado do të bëhet dy herë ministër, duke mbajtur Ministrinë e Brendshme dhe gjithashtu duke marrë përsipër Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë.
Presidenti Kast njoftoi gjithashtu një ndryshim në formë dhe substance në komunikimin e qeverisë.
Ministria e Punëve Publike do të drejtohet përkohësisht nga Ministri i Transportit Luis De Grange.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments