KILI | ISH-PRESIDENTJA MISHEL BASHELE (MICHELLE BACHELET) TËRHOQI KANDIDATURËN PËR POSTIN E SEKRETARES SË PËRGJITHSHME TË KOMBEVE TË BASHKUARA.

Santiago, Kili | Dy herë presidentja e Kilit, Mishel Bashele (Michelle Bachelet) ka tërhequr kandidaturën e saj për postin e sekretares së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për shkak të rezultateve të dobëta në votimin informal të Këshillit të Sigurimit.
Vendimi i saj u ndikua gjithashtu nga mungesa e mbështetjes institucionale të vendit të saj, e cila u tërhoq nga qeveria e re e presidentiit të djathtë Jose Antonio Kast vetëm disa ditë pasi mori detyrën.
Ajo falenderoi presidentët e Brazilit dhe Meksikës për mbështetjen e tyre të vazhdueshme në një video të shpërndarë në mediat shoqërore virtuale.
“Disa do të besojnë se nuk ishte koha e duhur për një kandidaturë si ajo që doja të përfaqësoja, kur erërat po fryjnë fort kundër parimeve si multilateralizmi”, - tha ajo.
“Nuk pendohem që kam ndërmarrë këtë sfidë të madhe”, - shtoi ajo, duke përsëritur angazhimin e tij për të mbetur aktive në ndërtimin e një bote paqeje, sigurie dhe respekti për të drejtat e njeriut.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit










Comments