LONDËR: ROXHERS (ROGERS) CENA (ME MOSHË 19 VJEÇ) U ZHDUK NË RRETHANA MISTERIOZE NË LAGJEN GETO TË KRIMINALITETIT TË QUAJTUR PEKHEM (PECKHAM) QË PREJ DATËS 22 JANAR 2025.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 26
- 1 min read

Londër, Britani e Madhe | Kumtohet se z. Roxhers (Rogers) Cena, me moshë 19 vjeç, u zhduk në rrethana misterioze në Pekhem (Peckham), në Britaninë e Madhe, që prej datës 22 janar 2025.
Në jug-lindje të Londrës, Pekhami (Peckham) njihet si një zonë problematike dhe me kriminalitet të lartë.
Sipas policisë angleze, ditën që është parë për herë të fundit, i riu kishte thënë se do të shkonte në dyqanin lokal rreth orës 15:17 të mërkurën e 22 janarit.
Që atëherë, nuk është parë më.
Një njoftimin e autoriteteve britanike të hetimit penal thuhet se Roxhersi ka humbur telefonin e tij, i cili, është gjetur në Uollthem Kros (Waltham Cross), një zonë e pafrekuentuar nga ai.
“Jo vetëm që ky është një i ri jashtëzakonisht i cenueshëm, por telefoni ishte i vetmi mjet që ai kishte për të kontaktuar familjen e tij”, thanë autoritetet e hetimit penal.
Babai i tij shprehet se është konfuz se përse i riu vazhdon të shfaqet në zona të ndryshme, teksa thekson që është një djalë i urtë.
“Për herë të fundit ai u pa i veshur me një xhup të errët dhe kapuç gri”, raportojnë mediat angleze.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments