top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KANADA: VRASËSI SERIAL I GRAVE U VRA NË BURG | ISHTE DËNUAR PËR VRASJEN E 33 GRAVE: NJË AGJENTI TË FSHEHTË IU MBURR SE KISHTE VRARË 49 GRA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 1, 2024
  • 1 min read

Kanada | Vrasësi serial kanadez Rabërt Piktoun (Robert Pickton), i dënuar në vitin 2007 për vrasjen e gjashtë grave, vdiq të premten pasi u sulmua dy javë më parë nga një shok qelie.

 

Z. Piktoun (Pickton), me moshë 74 vjeç, një ish fermer derrash nga Kanadaja Perëndimore, ishte një nga vrasësit më famëkeq të vendit.

 

Edhe pse u dënua me burgim të përjetshëm për gjashtë vrasje, ai dyshohej se kishte vrarë edhe disa gra të tjera.

 

Ai vdiq të premten në Kebek (Quebec) në spital, pas lëndimeve që rezultuan nga një sulm i një tjetër të burgosuri që ngjau më 19 maj 2024”, tha në një deklaratë Shërbimi Korrektues i Kanadasë.

 

Viktimat e vrasësit serial piktoun (Pickton) u vranë midis viteve 1997 dhe 2001.

 

Policia e Vankuverit u kritikua në atë kohë se nuk i merrte seriozisht zhdukjet e grave, sepse shumë prej tyre ishin prostituta, përdoruese droge ose indigjene.

 

Z. Piktoun (Pickton) u arrestua në vitin 2002.

 

Gjatë gjyqit të tij 18-mujor, gjykata dëgjoi prova të tmerrshme se si policia gjeti kokat dhe duart e grave të fshehura në kova në fermën e rrënuar dhe eshtra në hambarin e derrave.

 

ADN dhe sende personale nga gjashtë gra u gjetën në shtëpinë e tij.

 

Në total, mbetjet ose ADN-ja e 33 grave u gjetën në fermën e tij në Port Coquitlam, British Columbia.

 

Ai gjithashtu ishte mburrur me një oficer policie të fshehtë se kishte vrarë 49 gra.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page