top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KATAR | MINISTRIA E BRENDSHME: ZJARR NË KOMPLEKSIN MË TË MADH TË GAZIT PAS SULMIT NGA IRANI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 18
  • 1 min read

Doha, Katar | Ministria e Brendshme e Katarit tha se një sulm iranian kishte shkaktuar një zjarr në objektin kryesor të gazit të vendit të Gjirit në bregdetin e tij verior.


Mbrojtja Civile po i përgjigjet një zjarri në zonën e Ras Laffan-it pas një sulmi iranian”.


Kështu tha Ministria e Brendshme në një deklaratë, pasi Irani njoftoi planet për të synuar infrastrukturën energjetike në të gjithë Gjirin pas sulmit të përbashkët ShBA-Izrael ndaj objekteve të tij të gazit.


Objektet e gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Ras Laffan po evakuoheshin”, raportoi agjencia kandeze e lajmeve Rojtërs (Reuters), pas kërcënimit iranian.


Katari e ka ndaluar plotësisht prodhimin e gazit natyror të lëngshëm për shkak të luftës, dhe çdo dëmtim i objekteve të tij mund ta zgjasë ndërprerjen përtej majit, duke kërcënuar të ndërpresë një të pestën e furnizimit global me LNG.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page