PËRFAQËSUESJA E LARTË E BASHKIMIT EVROPIAN KAJA KALLAS FOLI NË TELEFON ME MINISTRIN E JASHTËM TË REPUBLIKËS ISLAMIKE TË IRANIT SEIED ABAS ARAGÇI (SEYED ABBAS ARAGHCHI).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 minutes ago
- 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian Kaja Kallas, bisedoi me Ministrin e Jashtëm iranian, Seied Abas Aragçi (Seyed Abbas Araghchi), rreth ndikimit të luftës në lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit”.
Kështu informuan burime pranë Bashkimit Evropian.
Përfaqësuesja e Lartë Kallas theksoi se tranziti i lirë përmes kësaj rruge ujore është një përparësi për Evropën.
Ajo i kërkoi Iranit të ndërpresë të gjitha sulmet ndaj infrastrukturës kritike në rajon dhe theksoi se Bashkimi Evropian mbështet uljen e tensioneve dhe një zgjidhje diplomatike të konfliktit.
Biseda, duhet theksuar, u zhvillua para ekzekutimit të një qytetari evropian të ndaluar nga regjimi, të cilin Përfaqësuesja e Lartë Kallas e dënoi me fjalët më të ashpra.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments