ZËDHËNËSJA E SHTËPISË SË BARDHË KEROLLAIN LEVIT (KAROLINE LEAVITT): ADMINISTRATA TRAMP (TRUMP) PEZULLOI “AKTIN JONES” PËR 60 DITË PËR TË TRAJTUAR RRITJEN E ÇMIMIT TË NAFTËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 days ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Administrata Tramp (Trump) ka njoftuar një pezullim 60-ditor të një ligji detar që kufizon dërgesat e naftës brenda Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një përpjekje për të ndaluar rritjen e çmimeve të shkaktuara nga lufta kundër Iranit”.
Kështu njoftoi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kerollain Levit (Karoline Leavitt), në rrjetin social virtual Iks (X).
Akti Jones i vitit 1920 kërkon që transporti detar vendas të përdorë anije të ndërtuara në Amerikë, në pronësi amerikane dhe me ekuipazh amerikan.
Ai ka qenë një gur themeli i politikës detare amerikane për më shumë se një shekull.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments