top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FIER | ODISE HAJDARI U ARRESTUA; TREGTAR DROGE ME PAKICË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 minutes ago
  • 2 min read

Fier, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Odise Hajdari, me moshë 36 vjeç, banues në Lushnje.


Njoftim | DVP Fier.


Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.


Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë, operacioni “Fokusi”.


Shpërndante kokainë dhe kanabis në qytetin e Lushnjës, vihet në pranga një 36-vjeçar.


Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis, një peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.


Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe pas një hetimi 1-mujor, finalizuan operacionin e koduar “Fokusi”.


Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi O. H., 36 vjeç, banues në Lushnjë.


Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi prej 55 gramë lëndë narkotike kokainë dhe 562 gramë lëndë narkotike kanabis.


Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lëndët narkotike, 1 peshore elektronike, një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe një celular.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, në ngarkim të shtetasit O. H., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page