DURRËS | NJË E MITUR 14-VJEÇARE U DENONCUA E ZHDUKUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Një e mitur 14-vjeçare, nxënëse e shkollës “Qemal Mici”, është larguar nga shtëpia rreth orës 6:40.
E ëma, Brikena Tusku dhe familjarë të tjerë, thanë se ajo kishte shprehur shqetësime, duke pretenduar se ishte e kërcënuar nga disa persona pas orarit të mësimit.
Ajo kishte lënë një letër në tavolinë ku vajza shkruante: “Po largohem, mos më kërkoni”.
Kushdo që ka informacion mbi vendndodhjen e saj, lutet të telefonojë në:
1- Numrin e Policisë së Shtetit: 112.
2- Numrat: 0693367135 dhe 0695523151
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments