KALENDAR HISTORIK.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 25, 2023
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | 25 dhjetor 1991 – Mihal Gorbaçovi (Mikhail Gorbachev) dha dorëheqjen si President i Bashkimit Sovjetik (vetë Bashkimi shpërbëhet të nesërmen). Referendumi i Ukrainës u finalizua, dhe Ukraina zyrtarisht u largua nga Bashkimi Sovjetik.
25 dhjetor 1941 - Lufta e Dytë Botërore: Beteja e Hong Kongut përfundoi, duke filluar pushtimin japonez të Hong Kongut.
25 dhjetor 1868 - Falje për ish-Konfederatat: Presidenti i Shteteve të Bashkuara Endrju Xhëunsoun (Andrew Johnson) dha një falje të pakushtëzuar për të gjithë veteranët e Konfederatës.
25 dhjetor 1758 - Kometa e Halley shihet nga Johann Georg Palitzsch, duke konfirmuar parashikimin e Edmund Halley për kalimin e saj. Ky ishte kalimi i parë i një komete të parashikuar para kohe.
25 dhjetor 1261 - Njëmbëdhjetë vjeçari John IV Laskaris i Perandorisë Romake të rivendosur Lindore rrëzohet dhe verbohet me urdhër të bashkësundimtarit të tij Michael VIII Palaiologos.
25 dhjetor 800 - Kurorëzimi i Karlit të Madh si Perandor i Shenjtë Romak, në Romë.
25 dhjetor 350 -- Vetranio takohet me Konstantin II në Naissus (Serbi), dhe detyrohet të heqë dorë nga titulli i tij (Çezar). Konstantini e lejon atë të jetojë si qytetar privat me një pension shtetëror.
25 dhjetor 336 - Shenja e parë dokumentare e festimit të Krishtlindjeve në Romë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments