JORKU I RI GODITI MEDIAT SOCIALE: DY LIGJE PËR PËR TË MBROJTUR TË MITURIT: SHËNDETIN E TYRE MENDOR DHE TË DHËNAT VETJAKE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 21, 2024
- 1 min read
Jorku i Ri, Amerikë | Goditja ndaj rrjeteve sociale virtuale ka mbërritur në shtetin e Jorkut të Ri.
Guvernatorja e shtetit, Kethi Houçal (Kathy Hochul), ka nënshkruar dy masa që synojnë të mbrojnë të miturve nga rreziqet e platformave online.
Ligji i parë, “Akti i sigurt për fëmijët”, synon të luftojë “doomscrolling”, pra rrjedhën e përmbajtjes që krijon varësi.
Në veçanti, kompanive të mediave sociale do t'u kërkohet të kufizojnë aksesin në këtë rrymë informacioni nga fëmijët nën 18 vjeç.
Do të kërkohet gjithashtu pëlqimi prindëror dhe verifikimi i moshës.
Ligji i dytë është “Akti për Mbrojtjen e të Dhënave të Fëmijëve”, që ndalon faqet që të mbledhin, përdorin, ndajnë ose shesin të dhëna personale të një të mituri pa pëlqim.
Paketa e firmosur nga guvernatorja Houçal (Hochul) mbërrin pak ditë pas propozimit të Kirurgut të Përgjithshëm (kreu i shëndetësisë amerikane), Vivek Mërthi (Murthy), për të vendosur rrjetet sociale në të njëjtin nivel rreziku si duhani dhe alkooli, dhe për këtë arsye pullosjen e tyre me etiketa që paralajmërojnë prindërit se përdorin mund të dëmtojë shëndetin mendor të adoleshentëve.
Në fillim të këtij viti, Nju Jork Siti (New York City) i shpalli mediat sociale toksike dhe rrezik për shëndetin publik.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)







































Comments