JEMEN | NUMRI I TË VDEKURVE NGA SULMI I REBELËVE HUTHI SHKOI NË 58.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Aden, Jemen | “Numri i të vdekurve nga sulmi i rebelëve Huthi ndaj forcave qeveritare të Jemenit është rritur në 58”.
Kështu raportoi një burim ushtarak.
Sulmet shënjestruan një kamp ushtarak në provincën qendrore të Maribit dhe të tjerë në Hadramut, pranë kufirit me Arabinë Saudite.
Ministria e Mbrojtjes e qeverisë jemenase premtoi se forcat e armatosura do t'i përgjigjen këtij agresioni në kohën dhe vendin e duhur.
Një burim, raportoi gjithashtu dhjetëra të plagosur dhe tha se prisnin që numri i të vdekurve të rritej më tej për shkak të gjendjes kritike të disa prej të plagosurve.
Rebelët Huthi morën përgjegjësinë në një deklaratë, duke thënë se vepruan në hakmarrje për atë që e përshkruan si përforcimin e fundit të trupave jemenase të mbështetura nga Arabia Saudite.
“Forcat tona të armatosura kryen një operacion në shkallë të gjerë kundër përqendrimeve të trupave armike”.
Kështu tha zëdhënësi ushtarak i Huthive, Jahja Sari (Yahya Saree).
Ai gjithashtu paralajmëroi se rebelët ishin të gatshëm në rast përshkallëzimi.
Sipas një zyrtari ushtarak, këto ishin sulmet më vdekjeprurëse që nga armëpushimi i vitit 2022, i cili i dha fund më shumë se shtatë viteve të një lufte shkatërruese në vendin më të varfër të Gadishullit Arabik.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments