top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GREQI | NJË NGA TË MBIJETUARIT E FUNDIT TË HOLOKAUSTIT HEINZ KUNIO (KOUNIO) VDIQ NË MOSHËN 98-VJEÇARE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 2 min read

Athinë, Greqi | Një nga të mbijetuarit e fundit të Holokaustit në Selanik, Heinz Kunio (Kounio), ka vdekur në moshën 98 vjeç”.


Kështu tha të premten një shoqatë që përfaqëson komunitetet hebraike të Greqisë.


Bordi Qendror i Komuniteteve Hebraike në Greqi, ose KIS, e përshkroi z. Kunio (Kounio) si një figurë emblematike i cili ishte ndër hebrenjtë e parë grekë që shkroi për përvojën e tyre në kampet e shfarosjes naziste të Luftës së Dytë Botërore.


Forcat pushtuese gjermane filluan deportimin e hebrenjve të Selanikut në maj të vitit 1943 dhe nga 46091 njerëz të detyruar të hipnin në vagonët e trenave për bagëti dhe të transportuar në kampet naziste të vdekjes, vetëm 1950 mbijetuan.


I lindur në vitin 1927, z. Kunio (Kounio) u dërgua në kampin e Aushvicit (Auschwitzit) në Poloninë e pushtuar nga gjermanët në moshën 15 vjeç, me grupin e parë të hebrenjve të deportuar të Selanikut dhe iu dha numri 109565.


Ai dhe tre anëtarë të familjes së tij i shpëtuan ekzekutimit të menjëhershëm, të cilin, ai ia atribuoi njohurive të tyre të gjermanishtes mes një grupi punëtorësh portesh kryesisht të varfër që flisnin ladino.


Nëse nuk do të flisnim gjermanisht dhe nëse nuk do të kishim mbërritur të parët, nuk do të kishim mbijetuar”, tha ai në një intervistë të vitit 2017.


Ai e regjistroi dëshminë e tij në librin e vitit 1981, “I Lived Through Death” (Jetova përmes vdekjes), dhe ia kushtoi jetën ruajtjes së kujtimit të Holokaustit.


Në vitin 2016, ai u takua me Presidentin aktual gjerman Frank-Valtër Shteinmeiër (Walter Steinmeier), në atë kohë ministër i jashtëm i Gjermanisë, gjatë vizitës së tij në Selanik.


Kryebashkiaku i Selanikut, Stelios Angeludhis (Angeloudis), e përshkroi z. Kunio (Kounio) si pjesë të historisë së Selanikut … i cili u përcolli brezave të rinj të vërtetën e tmerrshme të Holokaustit.


Ai e bëri qëllim të jetës së tij të mos mbante sekret asgjë nga ky krim i neveritshëm”, shtoi Kryebashkiaku Angeludhis (Angeloudis).


Në funeralin e tij (të premten) në varrezat hebraike të Selanikut morën pjesë përfaqësues të qeverisë greke dhe udhëheqës të komunitetit hebraik.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page