top of page
E BARDHË SHIRIT.png

IZRAEL | PRESIDENTI ARGJENTINAS JAVIER MILEI U TAKUA ME PRESIDENTIN ISAK (ISAAC) HERZOG I CILI I DHA MEDALJEN PRESIDENCIALE TË NDERIT PËR ANGAZHIMIN NË MBROJTJE TË SHTETIT TË IZRAELIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Buenos Aires, Argjentinë | Nuk mund të jetosh me dikë që përpiqet të të vrasë”.


Kështu tha Presidenti argjentinas Javier Milei duke demonstruar më tej mbështetjen dhe përafrimin e tij me qeverinë izraelite të Kryeministrit Benjamin Netanjahu në mes të luftës së vazhdueshme kundër Iranit dhe Hezbollahut në Liban.


Ai e bëri këtë deklaratë në një fjalim në Universitetin Bar-Ilan në Tel Aviv, në ditën e dytë të një vizite zyrtare në Izrael, e treta e tij që nga marrja e detyrës në muajin dhjetor të vitit 2023.


Presidenti Milei u takua me Presidentin izraelit Isak (Isaac) Herzog, i cili, i dha atij Medaljen Presidenciale të Nderit në njohje të angazhimit të tij për mbrojtjen e Shtetit të Izraelit.


Më parë, udhëheqësi ultra-liberal kishte njoftuar në Jerusalem me homologun e tij Netanjahu nënshkrimin e “Marrëveshjeve të Isakut”, të cilat - ashtu si “Marrëveshjet e Abrahamit” të promovuara nga Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) midis Izraelit dhe vendeve arabe - synojnë të krijojnë një kornizë strategjike për forcimin e bashkëpunimit midis Izraelit, Argjentinës dhe vendeve të lidhura në Hemisferën Perëndimore në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë dhe kundër antisemitizmit, terrorizmit dhe trafikimit të drogës.


Vizita e presidentit argjentinas do të përfundojë të martën me pjesëmarrjen e tij në ceremoninë që shënon 78-vjetorin e pavarësisë së Izraelit, gjatë së cilës (sipas zyrës së shtypit të presidencës argjentinase) ai do të jetë presidenti i parë i huaj që do të ketë nderin të ndezë një nga pishtarët në ritualin tradicional.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page