ITALI | SOCIALISTJA LIBERALE STEFANIA KRAKSI (CRAXI) MORI DREJTIMIN E SUBJEKTIT POLITIK TË DJATHTË “FORZA ITALIA”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 58 minutes ago
- 2 min read
Romë, Itali | Emri i Stefania Kraksit (Craxi) u ngjit në krye të subjektit politik “Forza Italia”; historia duket se ka filluar që nga janari i vitit 2000, kur babai i saj, Bettino, vdiq në mërgim në Hammamet.
Emërimi si president i senatorëve të “Forza Italia”-s është ngritje në detyrë me bekimin e familjes Berluskoni.
Njëzet e shtatë vjet pas ndarjes nga jeta të babait karizmatik, familjet Berluskoni dhe Kraksi (Craxi) duket se janë të ndërthurura përsëri, me një emër që mbart një trashëgimi reformiste dhe liberale.
Ky është sigurisht një profil krejtësisht i ndryshëm nga ai i Mauricio Gazparit (Maurizio Gasparri), i cili, përpara se t'i bashkohej partisë së ish-Kryeministrit Silvio Berluskoni ishte një aktivist krenar i krahut të djathtë me “Movimento Sociale” (Lëvizjen Sociale).
Kjo anomali nuk është për t'u habitur në një parti me prirje liberale që po kërkon gjithnjë e më shumë shpirtin e saj në të djathtë, pa hequr dorë nga angazhimi i saj për të drejtat civile dhe disa luftëra progresive.
Në fund të fundit, Stefania Kraksi (Craxi) ka fituar famë në politikë.
Anëtare e parlamentit nga viti 2006 deri në vitin 2013 për “Forza Italia”-n, ajo u zgjodh më pas senatore në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2018.
Në vitin 2008, ajo u emërua gjithashtu nënsekretare e Punëve të Jashtme në lindjen e qeverisë së katërt Berluskoni.
Ajo u përqendrua kryesisht në marrëdhëniet ekonomike dhe forcimin e sistemit italian, duke fituar përvojë të konsiderueshme diplomatike.
Ajo ka qenë gjithmonë një atlantiste e vendosur.
Që nga viti 2022, ajo ka qenë kryetare e Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë.
E lindur në Milano në vitin 1960, në jetën e saj përpara politikës së mirëfilltë, ajo punoi në prodhimin televiziv.
Ajo themeloi kompaninë “Aran” dhe më pas “Endemol”. Ajo është e martuar me Marko Basetin (Marco Bassetti), gjithashtu producent televiziv.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)









Comments