PALLATI MBRETËROR I BELGJIKËS MOHON ÇDO KONTAKT ME PEDOFILIN XHEFRI (JEFFREY) EPSTEIN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Pallati Mbretëror belg mohon çdo lidhje midis monarkisë dhe Xhefri (Jeffrey) Epstein-it, duke sqaruar se asnjë përshëndetje nga Mbretëresha e Belgjikës nuk i është dërguar ndonjëherë Epsteinit nga Forumi i Davosit.
Sqarimi vjen pas raportimeve për një email të 27 janarit 2011, të gjetur në dosjen Epstein dhe të nënshkruar nga Lorens Kraus (Lawrence Kraus), i cili, pretendonte se Mbretëresha e Belgjikës i dërgoi përshëndetjet e saj miliarderit amerikan nga Forumi Ekonomik i Davosit.

Në janar të vitit 2011, shpjegon Shtëpia Mbretërore, Mbretëresha Paola nuk mori pjesë në forum dhe për këtë arsye nuk mund t'i kishte dërguar përshëndetje askujt.
Sqarimi ka të bëjë edhe me Matildën (Mathilde) e Belgjikës, atëherë Princeshë, e cila, ishte e pranishme në Davos me Princin Filip (Philippe) të Belgjikës, tani Mbret.
Pallati sqaron se Matilda (Mathilde) nuk është takuar kurrë ose nuk ka pasur ndonjë kontakt me Xhefri (Jeffrey) Epsteinin, as nuk i ka dërguar ndonjëherë mesazhe nëpërmjet palëve të treta, duke shtuar se nuk ka asnjë kujtesë për Lorens Krausin (Lawrence Kraus).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments