ANKONË; ITALI | NAZIF MUSLIJA (NGA MAQEDONIA E VERIUT) U SHPALL NË KËRKIM POLICOR; KONSIDEROHET DORAS NË USHTRIM DHUNE FIZIKE DHE NË VRASJEN E BASHKËSHORTES SADJIDE MUSLIJA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 3, 2025
- 2 min read
Updated: Dec 4, 2025

Ankonë, Itali | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit (Polizia di Stato) morën dijeni se:
1- Znj. Sadjide Muslija, me moshë 49 vjeçe, nga Debreshi, u gjet e vdekur (e dhunuar).
Në lidhje me vdekjen e saj, u shpall në kërkim policor:
1- Z. Nazif Muslija, me moshë 50 vjeç, bashkëshorti i saj, me origjinë nga Maqedonia e Veriut.

Mes tyre ka pasur konflikte të vazhdueshme vitet e fundit.
Ajo u gjet në një shtëpi në Pianelo Valesina (Pianello Vallesina), një fshat i vogël i Monte Roberto-s, në provincën e Ankonës.
Sipas të dhënave penale paraprake ajo u rrah për vdekje nga bashkëshorti i saj.
Viktima nuk ishte paraqitur në punë këtë mëngjes, prandaj oficerët e karabinierëve nga stacioni Moie di Maiolati Spontini (Ankonë) mbërritën në shtëpinë e saj dhe e gjetën të vdekur.
Oficerët e gjetën gruan pa jetë, të shtrirë në shtrat me shenja të rrahjeve të rënda.
Magjistrati në detyrë nga Zyra e Prokurorit Publik të Ankonës, oficerët e karabinierëve nga Njësia Hetuese dhe Seksioni i Hetimeve Shkencore të Ankonës dhe Kompania Jesi, si dhe kryetari i bashkisë së Monte Roberto-s, Lorenco Fokante (Lorenzo Focante), ishin në vendngjarje.
Lajm në përditësim, … 👇👇👇 (ora 19:35; data 04.12.2025).
Z. Nazif Muslija, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, u gjet nga karabinierët i shtrirë përtokë, i plagosur rëndë, por gjallë, në një zonë të largët pranë Matelikës (Matelica) - Maçeratë (Macerata).
Shërbimet e urgjencës mjekësore po punojnë për ta stabilizuar.
Automjeti i tij, një Smart i bardhë, u gjet i braktisur pranë vendit ku u gjet edhe ai vetë.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments