TRAPANI; ITALI | PROKURORIA KËRKON DËNIMIN ME 10 VJET BURG PËR KAMPIONIN OLIMPIK TË PESHËNGRITJES ANTONINO PICOLATO (PIZZOLATO); AKUZOHET PËR PËRDHUNIM NË GRUP.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 hours ago
- 2 min read

Trapani, Itali | Zyra e prokurorit të Trapanit ka kërkuar një dënim me dhjetë vjet heqje lirie për kampionin olimpik të peshëngritjes Antonino Picolato (Pizzolato), fitues i medaljes së bronztë në Lojërat Olimpike Paris 2024, i akuzuar për përdhunim të rënduar në grup.
“I njëjti dënim penal - raportojnë gazetat ‘La Sicilia’ dhe ‘Il Giornale di Sicilia’ - është kërkuar edhe për tre të pandehurit e tjerë; z. Davide Lupo, z. Klaudio (Claudio) Tutino dhe z. Stefano Monxhovi (Mongiovì)”.
Paditësi civil, i përfaqësuar nga avokati Nikola Pelegrino (Nicola Pellegrino), mbështeti kërkesat për dënim.
Në qendër të procedurave janë akuzat penale për abuzim seksual të dyshuar të kryer në muajin korrik të 2022 në Trapani kundër një turisteje finlandeze që ai takoi në një restorant me gra të tjera finlandeze.
Sipas prokurorëve Andrea Tarondo dhe Xhulia Sboçia (Giulia Sbocchia), duke përfituar nga fakti që gruaja finlandeze kishte pirë, pasi u largua nga restoranti dhe i largoi dy shoqet e saj, të katër dyshohet se kryen marrëdhënie seksuale me të, kundër vullnetit të saj, në një rezidencë.
Abuzimi dyshohet se u ndal kur gruaja e re, në lot, kërkoi të kthehej në hotelin e saj.
Sipas prokurores Xhulia Sboçia (Giulia Sbocca) gjatë gjyqit nuk dolën prova që mund të vërtetonin ekzistencën e pëlqimit.
Gjykimi është shtyrë deri në muajin janar dhe do të rifillojë me argumentet gojore të mbrojtjes.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments