ITALI: KËSHILLI I MINISTRAVE SHPALLI 5 DITË ZIE KOMBËTARE PËR NDER TË PAPA FRANÇESKUT | KOMUNISTËT ITALIANË BËNË THIRRJE TË MOS RESPEKTOHEN DITËT E ZISË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 23
- 1 min read

Romë, Itali | Qeveria italiane shpalli pesë ditë zie kombëtare për vdekjen e Papa Françeskut.
Vendimi u mor nga Këshilli i Ministrave njëzet e katër orë pas vdekjes së Papa Françeskut.
Brenda ekzekutivit kishte nga ata që mbështetën kauzën e tre ditëve, në përputhje me atë që u vendos pas vdekjes së Gjon Palit II.
Por në fund mbizotëroi ideja më e gjerë, e mbrojtur nga vetë kryeministrja Xhorxha (Giorgia) Meloni, e cila, do të vijojë të mbajë zi deri më 26 prill, duke përfshirë edhe ditën e Çlirimit.
Sekretari i subjektit “Radicali Italiani”, Filippo Blengino, fton kryetarët e bashkive të mos binden, të mos respektojnë dispozitat e pallatit Kixhi (Palazzo Chigi) dhe të mos valëviten flamujt në gjysmështizë.
Ndërsa subjekti “Rifondazione Comunista” premton se në datën 25 do të jetë në shesh me më shumë forcë, me më shumë inat, me akoma më shumë shpresë.
“Të kujtojmë se Italia ka lindur nga rezistenca”, tha ai.
Kryeministrja Meloni shtyu misionin në Uzbekistan dhe Kazakistan, të planifikuar nga e premtja në të dielë, për të marrë pjesë në funeralin e Papa Françeskut të shtunën.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Yorumlar