ITALI | “LUFTËTARËT E SHTETIT MASHKULLOR” DËRGUAN MESAZHE KËRCËNUESE NDAJ AEROPORTEVE ITALIANE.

Romë, Itali | “Shpërthimi do të ndodhë brenda 60 minutash.
Sot qielli juaj do të jetë i kuq.
Ne, luftëtarët e Shtetit Mashkullor, do të lëmë një gjurmë në histori me veprimet tona të sotme.
Regjimi juaj feminist do ta kujtojë këtë përgjithmonë”.
Kështu u tha nëpërmjet mesazhit elektronik (email) që mbërriti në aeroportet italiane dhe u nënshkrua nga “Luftëtarët e Shtetit Mashkullor”; lëvizja ultranacionaliste dhe mizogjine ruse “Muzhskoye Gosudarstvo”, e njohur tashmë për autoritetet ndërkombëtare, e themeluar nga z. Vladislav Pozdniakov (Pozdnyakov) dhe e ndaluar në Rusi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments