top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FIER | U ARRESTUAN KEVIN BARE; DEJVI FERKO; MARJUS ZHAKA; TAULANT ÇELA; TREGTARË DROGE PRANË SHKOLLAVE PUBLIKE LAIKE; 3 KG HASHASH.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
18 minutes ago
2 min read

Fier, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Clean School” strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Kevin Bare, me moshë 28 vjeç.

2- Z. Dejvi Ferko, me moshë 25 vjeç.

3- Z. Marjus Zhaka, me moshë 48 vjeç.

4- Z. Taulant Çela, me moshë 52 vjeç.


Njoftim | DVP Fier.


Finalizohet operacioni policor i koduar “Clean School”.


Goditet një grup kriminal që shpërndante lëndë narkotike në afërsi të shkollave.


Vihen në pranga 4 shtetas, si dhe shpallet në kërkim një tjetër.

 

Sekuestrohen 2.9 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 2 peshore elektronike dhe 4 aparate celularë.


Pas një hetimi disa mujor, të ndjekur me metoda speciale të hetimit, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, u bë i mundur dokumentimi i veprimtarisë kriminale të pjesëtarëve të një grupi që shpërndante lëndë narkotike në afërsi të institucioneve arsimore në qarkun Fier.


Bazuar në provat e siguruara, Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Seksionin e Mbështetjes Operacionale të Hetimit, finalizoi operacionin policor të koduar “Clean School”.


Gjatë operacionit u ekzekutuan 4 nga masat e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuara nga Gjykata, konkretisht për shtetasit:


K. B., 28 vjeç, D. F., 25 vjeç, M. Zh., 42 vjeç dhe T. Ç., 52 vjeç, të katërt banues në Fier.


Ndërkohë, vijon puna për kapjen e shtetasit E. B., 38 vjeç, banues në Fier, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”.


Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e personave të arrestuar, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.9 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 2 peshore elektronike dhe 4 aparate telefonike celularë.


Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.


DVP Fier vijon angazhimin për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, me fokus të veçantë parandalimin dhe luftën kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike në afërsi të institucioneve arsimore, me qëllim garantimin e sigurisë së nxënësve dhe komunitetit, u tha ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All
FIER | YSEN DRIZA U ARRESTUA.

Fier, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan: 1- Z. Ysen Driza, me moshë 30 vjeç. Njoftim | Fier. Finaliz

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page