PANAMA | FESTOHET 123-VJETORI I KRIJIMIT TË REPUBLIKËS.

Qyteti i Panamasë, Panama | Pas tërmetit të 9 tetorit që shkaktoi tre vdekje dhe mijëra të zhvendosur, Panamaja përkujton 123-vjetorin e saj si republikë.
Në pjesën më të madhe të vendit, veçanërisht në provincat qendrore, paradat tradicionale qytetare u pezulluan për shkak të tragjedisë dhe në pallatin presidencial u mbajtën vetëm ceremoni formale, siç është ceremonia e ngritjes së flamurit.
Sipas Departamentit të Mbrojtjes Civile, 4181 shtëpi u shkatërruan plotësisht në zonat më të goditura, së bashku me qindra shkolla dhe qendra shëndetësore të papërdorshme.
Aktualisht janë 4478 veta të strehuar në strehimore; 27 veta janë konfirmuar të plagosur.
Pavarësisht katastrofës, festimet historike në kryeqytet u zhvilluan në një klimë normaliteti të pjesshëm.
Sfidat e vështira që lidhen me rindërtimin në vazhdim e bëjnë përvjetorin e këtij viti një mundësi për të bërë thirrje për unitetin e vendit.
“123 vitet e Republikës, me arritjet dhe sfidat e tyre, përfaqësojnë një udhëtim që duhet të ripërtërijë vullnetin për të vazhduar punën për madhështinë e Panamasë, në njohje të atyre që kanë kontribuar në zhvillimin e saj”.
Kështu tha drejtoresha e Institutit të Kërkimeve Historike në Universitetin Kombëtar, Billma Çiriboga (Vilma Chiriboga).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments