ITALI | ERJON ZANAJ U ARRESTUA.

Romë, Itali | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit (Polizia di Stato) arrestuan me qëllim ekstradimin në Republikën e Shqipërisë:
1- Z. Erjon Zanaj, me moshë 40 vjeç, lindur në Vlorë.
Në vitin 2018 Gjykata e Vlorës i shqiptoi dënim penal me disa vjet heqje lirie për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Në vitin 2015, në banesën e tij u gjetën të kultivuara bimë narkotike.
Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi në Shqipëri, për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, 2 vjet burgim.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments