PADOVË; ITALI | FERDINANT HOTI U KONSTATUA I VDEKUR NË LUMIN TERGOLA.

Padovë, Itali | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit (Polizia di Stato) morën dijeni se:
1- Z. Ferdinant Hoti, me moshë 35 vjeç, qytetar i Republikës së Shqipërisë, u konstatua i vdekur në lumin Tergola; dyshohet i torturuar dhe i vrarë me armë zjarri, nga subjekte që tash për tash janë të paidentifikuar, për shkaqe që janë nën hetim penal paraprak.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)









Comments