ITALI | MUHAMET BEDULLA U ARRESTUA.

Romë, Itali | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit (Polizia di Stato) arrestuan:
1- Z. Muhamet Bedulla, me moshë 33 vjeç, të cilin Gjykata e Korçës, në vitin 2018, e ka dënuar me 10 vjet heqje lirie, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.
Në vitin 2017, ky shtetas ka tentuar të vrasë një qytetar (babai i qytetarit me të cilin ishte konfliktuar në Korçë), të cilin e ka plagosur tri herë me mjet prerës (thikë).
Nga dënimi i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet dhe 4 muaj burgim.
Në lidhje me rastin filuan procedurat penale të ekstradimit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments