top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ITALI | 9 TË ARRESTUAR PËR FINANCIMIN ME 7 MILIONË € TË ORGANIZATËS TERRORISTE HAMAS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 27, 2025
  • 2 min read

Romë, Itali | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit (Polizia di Stato) në bashkëpunim me Rojen e Thesarit (Guardia di Finanza) arrestuan:

1- Nëntë subjekte të akuzuar për financimin e Hamasit me shtatë milionë € përmes shoqatave.


Masat paraprake vetjake u shqiptuan si pjesë e një hetimi penal të koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Anti-Mafia dhe Kundër-Terrorizmit.


Masa paraprake përveçse u morën kundër nëntë të dyshuarve, të cilët, të gjithë aktualisht mbahen në burg, u morën dhe ndaj tre shoqatave.


Lajm në përditësim, ... 👇👇👇


Z. Mohamad Hanun (Mohammad Hannoun), presidenti i Shoqatës Palestineze në Itali, i arrestuar sot në një operacion të Digos-it dhe Rojes së Financës (Guardia di Finanza) sepse besohej se ishte anëtar i krahut të jashtëm të Hamasit dhe udhëheqës i celulës italiane, ishte gati të largohej përgjithmonë për në Turqi për të transferuar aktivitetet e tij që financonin organizatën terroriste atje.


Për këtë arsye, sipas gjyqtares së hetimeve paraprake Silvia Karpanini (Carpanini), e cila, nënshkroi urdhrin e paraburgimit, kundër tij ekzistonte një rrezik konkret dhe shumë i pranishëm arratisjeje.


Përgjimet zbuluan se plani për t'u zhvendosur ishte në zbatim të plotë.


Për më tepër, sipas gjyqtares së hetimeve paraprake të Gjykatës së Gjenovës, ekzistonte edhe rreziku i manipulimit të provave.


Sipas asaj që zbuluan hetuesit, z. Hanun (Hannoun) dhe të dyshuarit e tjerë kishin pastruar vazhdimisht pajisjet e tyre elektronike.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page