top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LAGJJA “BARRA”; NAPOLI | U ARRESTUA ÇIRO (CIRO) ANDOLFI (SUBJEKT QË I PËRKET ORGANIZATËS KRIMIANLE KAMORRA (CAMORRA); NJË NGA 100 MË TË KËRKUARIT NGA MINSITRIA E BRENDSHME E REPUBLIKËS SË ITALISË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 hours ago
  • 1 min read
Z. Çiro (Ciro) Andolfi
Z. Çiro (Ciro) Andolfi

Lagjja “Barra”, Napoli, Itali | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit (Polizia di Stato) në bashkëpunim me Karabinierinë arrestuan:

1- Z. Çiro (Ciro) Andolfi, me moshë 49 vjeç, subjekt që i përket organziatës kriminale Kamorra (Camorra).


Ai ishte brenda një vendi të fshehtë me tulla në një apartament; ai ishte i shpallur në kërkim policor që nga viti 2022 sepse kishte për të shlyer një dënim penal prej 8 vjetësh, 3 muajsh dhe 10 ditësh burg për krimet e shoqatës kriminale të tipit mafioz, zhvatjes në bashkëpunim të rënduar nga metodat mafioze dhe korrupsionit.


Emri i tij ishte midis 100 individëve më të rrezikshëm të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Italisë.


Ai u kap në lagjen “Barra” të Napolit pas një hetimi gjithëpërfshirës të koordinuar nga Drejtoria Antimafia e Qarkut të Napolit dhe një bastisjeje të madhe nga Policia vendore dhe Komanda Provinciale e Karabinierëve të Napolit, e cila, përfshinte edhe asete të specializuara operative.


Ai konsiderohet pjesë e klanit Andolfi Kuçaro Kamorra (Cuccaro Camorra), që vepronte në pjesën lindore të Napolit, veçanërisht në lagjen “Barra”.


Arrestimi i tij lidhet me ekzekutimin e urdhërit të shqiptuar nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Gjykatën e Apelit të Napolit.

Vendi ku rrinte i fshehur
Vendi ku rrinte i fshehur

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page