top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ITALI | U ARRESTUA MOHAMAD HANUNI; PRESIDENTI PALESTINEZ I ORGANIZATËS TERRORISTE HAMAS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 27, 2025
  • 2 min read

Romë, Itali | Presidenti i Shoqatës Palestineze në Itali është gjithashtu midis të arrestuarve në operacionin policor dhe të policisë financiare kundër nëntë personave të akuzuar për financimin e Hamasit”.


Hetuesit e përshkruajnë z. Mohamad Hanun (Mohammad Hannoun) si një anëtar të degës së huaj të organizatës terroriste Hamas dhe udhëheqësin e celulës italiane të organizatës terroriste Hamas.


Lajm në përditësim, ... 👇👇👇


Z. Mohamad Hanun (Mohammad Hannoun), presidenti i Shoqatës Palestineze në Itali, i arrestuar sot në një operacion të Digos-it dhe Rojes së Financës (Guardia di Finanza) sepse besohej se ishte anëtar i krahut të jashtëm të Hamasit dhe udhëheqës i celulës italiane, ishte gati të largohej përgjithmonë për në Turqi për të transferuar aktivitetet e tij që financonin organizatën terroriste atje.


Për këtë arsye, sipas gjyqtares së hetimeve paraprake Silvia Karpanini (Carpanini), e cila, nënshkroi urdhrin e paraburgimit, kundër tij ekzistonte një rrezik konkret dhe shumë i pranishëm arratisjeje.


Përgjimet zbuluan se plani për t'u zhvendosur ishte në zbatim të plotë.


Për më tepër, sipas gjyqtares së hetimeve paraprake të Gjykatës së Gjenovës, ekzistonte edhe rreziku i manipulimit të provave.


Sipas asaj që zbuluan hetuesit, z. Hanun (Hannoun) dhe të dyshuarit e tjerë kishin pastruar vazhdimisht pajisjet e tyre elektronike.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page