top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ORGANIZATA “ALARM PHONE”: NJË ANIJE ME 117 EMIGRANTË NË BORD ËSHTË ZHDUKUR | ORGANIZATA “SEA WATCH ITALIA”: KA VETËM NJË TË MBIJETUAR; AI U SHPËTUA NGA NJË PESHKATAR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 hours ago
  • 2 min read
ree

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Alarm Phone” ka frikë se një tjetër anijembytje ka ndodhur gjatë natës së 19 dhjetorit.


Kështu fillon një deklaratë nga OJQ-ja, sipas së cilës, në orën 14:00, të 19 dhjetorit, “Alarm Phone” u informua për një anije që ishte nisur nga Zuuara (Zuwara) mbrëmjen e 18 dhjetorit, me 117 persona në bord.


Alarm Phone” pretendon se është përpjekur vazhdimisht të kontaktojë anijen nëpërmjet telefonit satelitor, por pa sukses.


Ne njoftuam rojen bregdetare dhe OJQ-të përkatëse, pavarësisht se nuk kishim një pozicion GPS.


Vazhduam të përpiqeshim të kontaktonim anijen nëpërmjet telefonit satelitor gjatë gjithë ditës, por përsëri pa sukses.


Kur kontaktuam Rojën Bregdetare Italiane, ata konfirmuan marrjen e email-it tonë, por menjëherë e ndërprenë telefonatën pa dhënë informacione ose siguri të mëtejshme”.


Kështu tha organizata, duke pretenduar se Roja Bregdetare Libiane na informoi nëpërmjet telefonit se nuk kishin shpëtuar ose kapur asnjë anije më 18 ose 19 dhjetor.


Dy ditë më vonë, në mbrëmjen e 21 dhjetorit, morëm informacion se peshkatarët tunizianë kishin gjetur një të mbijetuar të vetëm në një varkë druri.


Burri thuhet se deklaroi se ishte larguar nga Zuuara (Zuwara) dy ditë më parë dhe ishte i vetmi i mbijetuar.


Sipas dëshmisë së tij, vetëm pak orë pas nisjes, kushtet e motit u përkeqësuan ndjeshëm, me erëra që arritën në 40 km/orë”, tha organizata.


Alarm Phone” u përpoq ta verifikonte këtë informacion, por ende nuk ka qenë në gjendje ta konfirmojë plotësisht.


116 persona kanë humbur jetën në një tjetër anije të mbytur në vitin 2025. I mbijetuari i vetëm u shpëtua nga një peshkatar tunizian.


Ata ishin nisur të enjten e kaluar dhe ne i kërkuam të hënën me Sibërd (Seabird).


Sot, “Alarm Phone” pohoi mbytjen e anijes, e cila, ndodhi menjëherë pas nisjes.


Kjo u shkrua në rrjetin social virtual Iks (X) nga Sea Watch Italia, duke rilançuar raportin e “Alarm Phone”, sipas të cilit, ka frikë se një varkë me emigrantë është përmbytur në brigjet e Tunizisë.


Ky lajm u raportua nga agjencia italiane e lajmeve “Ansa”.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page